Bilall Kasami prezanton projektin 96 milion denarë për kanalizimin atmosferik në Tetovë

87
fresco

Kandidati për kryetar të komunës së Tetovës, nga radhët e koalicionit VLEN, Bilall Kasami, prezantoi projektin për përmirësimin e infrastrukturës së kanalizimeve atmosferike. Sipas tij, bëhet fjalë për 5 kilometra infrastrukturë kanalizimi gjithsej që kapin vlerën mbi 96 milion denarë investim në rrjetin e kanalizimit për Tetovën.

Kjo sipas Kasamit, do të largojë rrezikun nga përmbytjet, do të mbrojë qytetarët dhe infrastrukturën rrugore njëkohësisht.

”Jemi këtu tek projekti i kanalizimit atmosferik, tek lagjja jashtë Vardarit dhe kompleksi Teteks së bashku me bllokun Urban 59. Gjithsej gjatësia e këtij projekti të kanalizimit është 2,5 kilometra kanalizim atmosferik, në gjithë këto 3 segmente, investim prej rreth 52 milion denarë. Gjithashtu po bëhet edhe…kanalizimi atmosferik në bulevardin VS Bato, me gjatësi prej 1.150 metra dhe 25 milion denarë”, tha Bilall Kasami, kandidat për kryetar të Tetovës./ Alsat.mk

Comments