Bisedimet Kosovë-Serbi, Thaçi dhe Vuçiç takohen në Bruksel

299
fresco

Në Bruksel, shefja e Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini ndërmjetëson sot takimin e radhës ndërmjet Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Zëdhënësja e saj, Maja Koçijançiç sqaroi se në takim do të shkëmbehen pikëpamje mbi vazhdimin e bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve dypalëshe.

Thaçi dhe Vuçiç patën një takim të ngjashëm në 3 korrik, ku u tha se që të dy kishin rënë dakord që relatat mes vendeve të tyre duhet të hyjnë në një periudhë të re, ku do të diskutohen çështje më me peshë sesa aspektet teknike.

Sipas Thaçit, kjo periudhë për të cilën diskutohet, do të çonte drejt një normalizimi dhe pajtimi mes të dyja vendeve e dy popujve dhe do të mbyllte kapitullin e errët të së kaluarës, për të hapur ardhmërinë e sigurtë europiane.

Comments