Bleona promovon këngën e re me një kolazh fotografish ‘topless’

446

Këngëtarja Bleona Qereti është shndërruar në një ndër personazhet më të përfolur të momentit.

Ajo së fundmi ka lansuar në platformat online këngën e saj më të re “Wicked Love”.

Për të promovuar këtë këngë, ajo ka zgjedhur të publikojë një video-kolazh me fotografitë më të nxehta ‘topless’ të realizuara së fundmi.

Bleona vazhdon të shquhet si njëra ndër këngëtaret më atraktive, dhe këtë e ka dëshmuar përmes imazheve që publikon në rrjetet sociale.

Dëshira për të depërtuar në tregun amerikan, duket se po bëhet realitet për këngëtaren shqiptare, e cila ka vite që jeton në ShBA. /Telegrafi/

Comments