Blindohen Durrësi dhe Fushë-Kruja, ja nga janë autorët e atentatit ndaj prokurorit

841

Policia e Shtetit është “ngritur” në këmbë për të kapur autorët e atentatit ndaj Prokurorit Arjan Ndoja. Sipas mediave dyshohet se autorët janë nga zona e Niklës në Fushë-Krujë.

Menjëherë disa patrulla policie janë nisur me urgjencë për atje, pasi dyshohet se autorët pasi kanë qëlluar me breshëri automatiku mbi makinën ku ndodhej prokurori, kanë shkuar për t’u fshehur në Nikël.

Deri më tani një person është ndaluar nga Reparti i Forcave Speciale, pasi dyshohet se ka marrë pjesë në atentatin, ku mbetën tre të plagosur.
Përveç Ndojit, në atentat u plagosën edhe shoferi i tij, Andi Maloku dhe Aleksandër Laho, i njohur ndryshe si Landi Muharremi. Policia ka shoqëruar disa persona, të cilët janë bërë dëshmitarë të ngjarjes, ndërkohë që nuk dihet asgjë për autorët.

Comments