Bllokohen në Itali, 7 marinarë shqiptarë e anija e mbushur me hekur
Një anije shqiptare e mbushur me hekur është bllokuar në Itali. Autoritetet e Portit të Kaljrarit kanë bllokuar mbrëmjen e djeshme anijen me flamur të Kongos. Anija do të qëndrojë në mol, ndërsa nuk dihet se kur do të lirohet anija.
Anija me flamur kongolez mësohet se bën pjesë në 73 mjetet lundruese për të cilat është njoftuar se mbajnë flamurin e shtetit Afrikan por pa i dhënë të drejtë. Kjo është edhe arsyeja e bllokimit të mjetit lundrues.
Mësohet se anija është e mbushur me 2400 ton hekur. Në këtë anije udhëtonin edhe 7 marinarë, të gjithë shqiptarë edhe ata të bllokuar në Itali.