Blushi me LIBRA-t në Korçë: Shqipëria po vidhet nga qeveritë e veta

171
libra-655x356_1486851971-5772267

Nga Korça, deputeti dhe kryetari i partisë “LIBRA”, Ben Blushi e ka cilësuar një vjedhje qeveritare, grabitjen e parave të bankës në Rinas.
Blushi u shpreh se të zgjedhurit për të qeverisur, po vjedhin këtë vend dhe ka ftuar shqiptarët të bashkohen me partinë e tij për të ndëshkuar dhe larguar politikën e vjetër.

“Shqipëria për fat të keq është një vend që po vidhet nga qeveritë e veta. LIBRA do t’u japë mundësi shqiptarëve që ky vend të mos vidhet nga ata që zgjidhen për të qeverisur, koha për të abuzuar ka marrë fund dhe LIBRA do të dalë me këtë projekt në zgjedhjet parlamentare.

Jam i bindur që shumë njerëz do ti bashkohen këtij projekti sa solidar aq edhe në prespektivë, si e vetmja mundësi për të ndëshkuar partitë e vjetra”, tha Blushi.

Comments