Cilat komuna mund të humben nga partitë shqiptarët në zgjedhjet lokale në Maqedoni
Përveç komunave të Strugës dhe Kërçovës, rrezik potencial për t’i humbur shqiptarët kannë edhe Çairi, Haraçina, Studeniçani dhe Dibra.
Kanë ngelur shumë pak kohë deri në shpalljen e zgjedhjeve lokale, partite tani më po bëjnë kalkulimet se kush dhe me kë do të garojnë në këtë zgjedhe, ndërkohë që shumica e partive ende po i mbajnë të fshehta emrat me të cilët e kanë ndërmend që të garojnë pavarësisht se në opinion po përflitet për shumë emra.
LSDM e Zoran Zaevit nuk e fsheh opcionin e saj se në këto zgjedhje mund të garojë edhe me kandidat shqiptare në disa komuna ku shumica e votuesve janë të përkatësisë etnike shqiptare.
Shqetësuese për subjektet politike shqiptare janë edhe komunat e Çairit, Haraçinës, Studeniçanit dhe Komuna e Dibrës të cilat në bazë të zgjedhjeve të parakohëshme parlamentare të mbajtura më 11 dhjetor, dëshmojnë se janë në rrezik potencial për t’u humbur.