Bluza me ngjyrë ushtarake: Kurti mes rreshtash sqarohet se ‘ashtu qëlloi i veshur’

344

Pas ironisë e humorit që shpërtheu në rrjete sociale lidhur me bluzën që ka ngjyrë ushtarake me të cilën u paraqit kryeministri sot në Kuvend, në postimin e këtij të fundit për fjalën para deputetëve, kryeministri ‘sqaron’ se ndoshta s’ka pasur kohë edhe aq të vishej ndryshe.

Kjo pasiqë kryeministri tha se erdhi direkt nga aeroporti i Prishtinës:

“Më vjen keq që nuk arrita të mbërrij në fillim të seancës meqenëse direkt nga Aeroporti ndërkombëtar i Prishtinës po vij këtu, pas kthimit nga Londra”, tha Kurti./Periskopi

Comments