Boksierja kosovare Sadiku rrah bjellorusen

439

Boksierja jonë Donjeta Sadiku ka vazhduar shkëlqimin në Kampionatin Evropian që po mbahet në Ordu të Turqisë.

Donjeta e ka rrahur bjellorusen Veranika Prakofyeva, duke siguruar biletën për në gjysmëfinalen e këtij evropiani.

Boksierja jonë ka treguar performancë të lartë në këtë duel, duke e shkatërruar bjellorusen për dy runda, dhe duke arritur fitore të madhe, sepse tashmë Donjeta e ka siguruar medaljen e bronzte, por garuesja jonë është në rrugë të mirë që ta fitojë edhe medaljen e artë.

https://vimeo.com/183872556

 

Comments