Bomba që do trondis çdo rekord botëror, 500 milion euro për Lionel Messin

246
fresco

midle

Nëse do të ndodh në të vërtetë, ky do të jetë transferimi që historia do ta mbaj mend shumë gjatë.

Do jetë një transferim që do thyej çdo rekord financiar.

Sky Sport ka zbuluar ofertën e çmendur të klubit kinez, Hibei Fortune, për Lionel Messin.

Ky klub ka vendosur të ofrojë 500 milionë euro për transferimin e Messit nga Barcelona.

Numrin 10 të katalunasve e pret paga vjetore prej 100 milionë eurosh, me kontratë 5-vjeçare.

Vlen të theksohet që trajner i Hibei Fortune është ish-tekniku i Real Madridit, Manuel Pellegrini.

Gjatë ditëve në vijim pritet zyrtarizimi i ofertës dhe më pas e gjithë bota do ta pres me kurreshtje përgjigjen e Messit.

Comments