Boris Xhonson në terapi intensive
Prej dje kryeministri anglez, Boris Xhonson është shtruar në spital dhe është intubuar me oksigjen. Por, gjendja e tij mbrëmjen e sotme është rënduar, duke përfunduar në terapi intensive. Ndërsa ministri i tij i Jashtëm, Dominic Raab, është ngarkuar për ta zëvendësuar atje ku është e nevojshme.
Mëngjesin e sotëm Xhonson kishte replikuar në Twiter duke thënë se “mbrëmë shkova në spital me këshillën e mjekut tim për disa analiza rutinë sepse vazhdoj të kem simptoma të koronavirusit. Jam në gjendje të mirë dhe së bashku me skuadrën time po punojmë për të luftuar këtë virus”.