Bosi shqiptar: Ja pse e refuzova takimin me Donald Trump në vitin 2013 (VIDEO)



I ftuar në emisionin InfoBox të RTV Dukagjinit, Behgjet Pacolli ka thënë se presidentin e porsazgjedhur amerikan dhe familjen e tij i njeh personalisht, ndërsa beson fuqishëm se Trump, do ta forcojë bashkëpunimin mes SHBA-ve dhe Kosovës.
“Ai në atë kohë ka qenë mbështetës i madh i pavarësisë së Kosovës dhe këtë doktrinë ai do ta forcojë edhe më tepër. Ai e do një Kosovë të pavarur 100%”, tha Pacolli.
Ndër të tjera Behgjeti tregon se në vitin 2013 i është dashur të anulojë një takim me Donald Trumpin.
“Ka qenë në vitin 2013, isha i angazhuar tërë ditën me takime të tjera për njohjen e Kosovës, dhe preferova të anuloj takimin me Trump. Për ta realizuar një takim tjetër me të, bashkpunëtorët e ma zënë për të madhe këtë gjë. Për mua çdo herë ishte me rëndësi Kosova dhe takimi me Trump ishte për shkak biznesi, por preferova të merrem me vizitat për shtetin e Kosovës”, tha ai.