“Bota po vdes” – prof. Regaip Mustafa
Do të pyesni vallë përse kam zgjedhur të shkruaj pikërisht për këte temë.?
Zgjodha! Sepse këtu do të mund të shpreh gjithcka që me qëndron brenda dhe që dua t’ia them cdokujt.
Zgjodha, ngase jam lodhur nga errësira dhe dua të shoh më dritë në këte tokë. Ne jemi krijuar për të jetuar dhe jo për ta shkatërruar jetën.
Të jetosh do të thotë të kesh guxim të përballesh me cdo të mirë dhe të keqe. Jeta nuk është dicka vetëm se një sprovë nga Zoti. Apo jeta nuk është dicka tjetër përveq se një sfidë,po ishe i fortë do ta fitosh dhe do të jetosh i lumtur e nëse jo do të jesh gjithmonë në humbje.
Ajo nuk është film që ti ta zhjedhësh historin dhe autorët e saj.
Ajo është shumë e shkurtër andaj cdo sekond të saj duhet ta vlerësosh.
Do të kesh batica dhe zbatica,ku do të dergojnë nëpër shumë rrugë të huaja, ndonjëherë do të mbetesh në udhëkryq saqë nuk do ta dish se cila anë është me e mirë për ty.
Në jetë ekzistojnë vetëm dy dyer, e mira dhe e keqja.
Por siq e shoh njerëzit sot po hapin vetëm derën e të keqes dhe të rallë janë ata që hapin derën e të mirës.
Po vdes kjo botë e po fundoset nga të këqijat e tona.
Nuk jemi në vetëdije që po shkatërohemi ne e po shkatërrohet e gjith rinia.
Kudo që ec sheh të rinjtë me drogë,alkohol,cigare në duar.
Përse nuk ndalen një herë dhe të mendohen se gabim janë,por jo ngase ata janë të dehur nga e keqja dhe nuk e dinë se cfarë po bëjnë.
Eh,femrat që shesin veten dhe nderin e tyre vetëm për të holla,mjer për ata.
E cfarë është paraja? Nderi a nuk është më i rëndësishem se paraja?
Ti je një femër që do të thotë se një ditë do të bëhesh nënë,e cfarë do t’iu thuash fëmijeve kur të të pyesin për të kaluarën tënde? Si do ti edukosh ata kur ti ke qenë e devijuar?
E kaluara e keqe gjithmonë do të të pengoj ne jetë,nuk do të jetosh e qetë asnjëherë,prandaj para se të bësh nje hap drejt të keqes ndalu dhe mendo se vetëm ti do të kesh dëm askush tjetër. E di që njeriu prej gabimeve mesohet,por ne sot vetëm po i përsëritim dhe po i shtojmë gabimet.
Ty o njeri, Zoti te vecoi nga të gjitha krijesat tjera të dha mendjen për të menduar din të dallosh të mirën dhe të keqen,por cila është arsyeja që zgjedh gjithmonë rrugën e keqe.
Arsyeja është se ta kanë humbur mendjen të mirat e kësaj bote,paraja e tepërt që nuk e shfrytëzon për të mirë,është poashtu edhe mendjemadhësia që të dërgon në humbje.
Përse nuk i thua vetes njëherë ndal,cfarë je dukë bërë, dhe do të shohësh se cdo gjë do të rregullohet.
Nëse jeton me qëllim për të qenë i lumtur do të jesh,ngase lumturia vjen nga vet njeriu dhe veprat e tij.
Me të vërtetë jemi në një gjendje të mjerueshme..
Padrejtësia ka vendosur kurorë ne kokën e saj, mbizotëron cdo kund në botë. Burgosen njerëz te pafajshëm e jo ata që shkatërrojnë botën. E si presim të ecim para me njerëz të prishur. Ne do jetojmë e do vdesim kështu pa ndryshuar fare.
Vriten femije,gra dhe pleq me vite të tëra, përse nuk del dikush të thotë mjaft ishte dhe ta ndalojë ketë trishtim. Por kot trimat kanë vdekur nuk ngjallen përsëri.
Ndonjëherë them: ehh sikur ta kem një forcë të madhe në dorë,e të bëj të lulëzojë kjo botë , e ti shoh njerëzit e lumtur,dhe të bëj që të mos ekzisoj interesi dhe mendjemadhësia,të bëj gjithcka që të ndryshojmë , sepse nuk po duroj dot më , më është lodhur shpirti, dua të shoh fytyra të buzëqeshura, lot gëzimi e jo lot të vuajtjeve .
Me të vërtetë nuk munde të shikoj më se si bota po zhytet në erresirën e së keqes, se si njerëzit janë duke u berë armiq mes veti .
Cdo gjë e mirë po zhduket, është duke u zhdukur pranvera në tokë,ka dimër dhe vetëm dimër.
Sapo fillon dicka e vogël të lulëzoj ne e shkatërrojmë vet me duart tona.
Njerëz që ngulin thikë pas shpine, ti shembin edhe shpresat më të vogla, të bëjnë të urresh veten se pse ekziston. Por me të vërtetë ndonjeherë mirë që ekzostojnë këta njerëz sepse falë tyre njeriu bëhet edhe më i fortë dhe falë atyre ne mësojme që mos ti besojme cdokujt.
Dhe si fund dua të them se cdo fillim ka fundin e saj. Edhe jeta siq filloi do të mbaroj. Njeriu vdes por gjithcka që mbetet pas janë veprat e tij. Andaj jeto mire, behu besnik dhe i sinqerte me të gjithë,poashtu vepro mirë sepse me vepra të mira arrihet gjithcka ne jetë.
Prof. Regaip Mustafa

