Brahimaj: Nuk e votoj në asnjë rrethanë Albulena Haxhiun për kryeparlamentare

60

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Lahi Brahimaj, ka thënë se në asnjë rrethanë nuk do të votojë Albulena Haxhiun për kryeparlamentare.

Ai, duke hyrë në objektin e Kuvendit të Kosovës, në përpjekjen e 44-të për konstituim të legjislaturës së nëntë, i bëri thirrje LVV-së si partia e parë në zgjedhjet e 9 shkurtit të propozojë për kryeparlamentar ndonjë deputet që s’ka qenë pjesë e qeverisë.

Duke komentuar qëndrimin e kolegut të tij partiak, deputetit Bekë Berisha, i cili ka thënë se do të votonte secilin kandidat të LVV-së për kryeparlamentar, tha se në AAK ka demokraci, mirëpo që ai nuk do të votonte assesi Haxhiun për të parën e kuvendit.

“Personalisht me këtë propozim që ka LVV-ja, nuk do të votoj në asnjë rrethanë. Në Aleancë ka demokraci dhe këtë person nuk e votoj. Cilindo emër që nuk ka qenë në ekzekutiv, jam i gatshëm me votu”, theksoi ai

Comments