Britania mbulohet nga dëbora, temperaturat ulen deri në -4 gradë

218
auto_britania_1478521373-37333741478523203

Britania e Madhe është përfshirë nga moti i keq dhe me reshje dëbore.

Siç transmeton “Oranews” njoftimet nga ky vend, temperaturat janë ulur nën zero, për të paralajmëruar fillimin e një dimri të ftohtë.

Në disa zona të Britanisë temperaturat janë ulur deri në -4.6 gradë, që për muajin nëntor janë më të ulëta se mesatarja, shkruan “The Sun”.

Shumë qytetarë janë përballur me dëborën, ku trashësia në disa rrugë ka arritur në disa cm, çka ka sjellë edhe bllokim të tyre.

Meteorologët parashikojnë një dimër të ftohtë.

Comments