Brukseli e riafirmoi mbështetjen për Maqedoninë

164

Brukseli e riafirmoi mbështetjen për Qeverinë reformuese në Maqedoni me vendet-anëtare të BE-së.

Tani e sheh mundësinë për progres në vend dhe janë të gatshëm në mënyrë parimore dhe në nivel ekspertësh t’i ndihmojnë procesit reformues, theksoi ambasadori i BE-së në Maqedoni, Samuel Zhbogar, në takimin e sotëm me kryeministrin, Zoran Zaev.

Në takim, siç kumtoi pres shërbimi qeveritar, në kontekst të mbështetjes së riafirmuar të Brukselit nga Qeveria është shprehur gatishmëri për ndryshime esenciale në shtet, me qëllim të ngritjes së cilësisë së jetës së qytetarëve, demokratizimit të shoqërisë dhe hapjes së perspektivave euroatlantike të shtetit. Zaev dhe Zhbogar kanë biseduar për reformat e ardhshme në pjesën e sistemit juridik, në pjesën e mediave dhe vendosjen e institucioneve shtetërore profesionale.

“Qeveria është e përcaktuar fuqishëm ndaj krijimit të kushteve për gjyqësi të pavarur, media objektive, institucione shtetërore efikase, qëllimi i të cilave janë vetëm nevojat e qytetarëve. Reformat për të cilat e morëm përsipër në Planin “3-6-9” dhe do të vazhdojmë t’i realizojmë në mënyrë inkluzive, me mundësi për involvimin e të gjithëve, individëve, grupeve, sektorit civil, opozitës… Me rëndësi të madhe është edhe mbështetja dhe ndihma të cilën e marrin prej miqve tanë nga Evropa, drejt së cilës synojmë si shtet”,- ka thënë kryeministri Zaev.

“Në takim është përshëndetur hapi, të cilin e ka ndërmarrë Qeveria e Republikës së Maqedonisë drejt marrëdhënieve të mira fqinje, në frymën e bashkëpunimit rajonal, që hap perspektiva euroatlantike, ndërsa me këtë edhe stabilitet dhe siguri për të gjithë rajonin”,- thuhet në kumtesë.

Comments