Buffon injoron Milanin: Roma dhe Napoli janë rivalët tanë për titull

301
fresco
Buffon injoron Milanin: Roma dhe Napoli janë rivalët tanë për titull

midle

Java e 17-të në elitën e futbollit italian sjellë super derbin ndërmjet Juventusit dhe Romës, aktualisht dy skuadrat e para në renditjen tabelare. “Zonja e Vjetër” ka 4 pikë më shumë se Roma, skuadër kjo e cila me siguri që do të kërkojë të bëjë surprizën e madhe dhe të bëjë edhe më interesante garën për titullin e kampionit në Serie A.

Kapiteni i “Zonjës së Vjetër”, Xhanluixhi Bufon ka paralajmëruar shokët e skuadrës për rëndësinë e këtij takimi, duke pohuar se pikërisht Roma shihet se kundërshtari i tyre më i fortë në garën për titull, duke mos e anashkaluar këtu edhe Napolin, ndërsa njëkohësisht ka injoruar aktualisht skuadrën e tretë në tabelë, Milanin.

“Roma dhe Napoli janë kundërshtaret kryesore për titullin. E prisja që të ishin në këto nivele”, ka thënë numri 1 i bardhezinjve.

“Roma nuk më befason, bashkë me Napolin, ka zhvilluar disa duele sportive të jashtëzakonshme gjatë këtyre viteve. Projekti i tyre po jep rezultate dhe i ka bërë kompetitiv në kampionat”.

Në lidhje me që ka më shumë frikë nga verdhekuqtë: “Është Xheko, lojtari më i rrezikshëm në luftën ajrore. Tashmë është pjesë kyçe e skemave të Spallettit, kishte nevojë vetëm për kohë”.

Comments