Shtyhet seanca gjyqësore për Zaevin

180
fresco
Shtyhet seanca gjyqësore për Zaevin

midle

Në Gjykatën Themelore të Kumanovës është shtyrë për në janar seanca gjyqësore për procesin që bëhet kundër liderit të LSDM-së, Zoran Zaev, kryetarit të Organizatës Komunale të partisë, Martin Kostovski dhe kundër, LSDM-së si parti, të cilët i ka paditur sekretari gjeneral i partisë “GROM”, Viktor Cvetkovski, për shkak të publikimit të bisedave të përgjuara.

Seanca është anuluar pasi që në Gjykatë nuk janë paraqitur lideri i LSDM-së, avokati i të paditurve, Mirosllav Vujiq dhe përfaqësuesi i LSDM-së si parti, Damjan Mançevski.

I vetmi që ka qenë i pranishëm, ishte, Martin Kostovski, i cili ka thënë se për shkak të punës urgjente të avokatit të tyre që është përfaqësues i LSDM-së në Komisionit Shtetëror Zgjedhor, i njëjti nuk ka mundur të vijë.

Përndryshe, Cvetkovski e paditë liderin e LSDM-së, partinë dhe Kostovskin, për shkak të publikimit të bisedës së përgjuar mes tij dhe ish ministres së Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska, kur flasin për sigurimin e votave për VMRO-DPMNE-në mes dy rretheve në zgjedhjet lokale të vitit 2013 në Kumanovë.

Comments