Bujar Osmani i përgjigjet Izet Mexhitit: Vazhdo se ndoshta e qëllon kush e ka takuar Gruevskin!
Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut – Bujar Osmani i është përgjigjur Izet Mexhitit pas akuzave se gjoja ka takuar Nikolla Gruevskin në Budapest për të diskutuar për ndryshimet në Kodin Penal.
Mexhiti e ka pyetur Osmanin se “a ishte në vizitë zyrtare apo private kur takoi Nikolla Gruevskin në Budapest”?
Por Osmani menjëherë i është përgjigjur Mexhitit.
“Njëherê thanë e ka takuar Ali Ahmeti, pastaj thanë – jo, e ka takuar Artan Grubi, tash unë e paskam takuar! Ndoshta me të katërtën ia qëllojnë!”, ka shkruar Bujar Osmani.
Ditë më parë kryetari i Kumanovës, Maksim Dimitrevski akuzoi zëvendëskryeministrin e parë të Qeverisë Artan Grubi po për të njëjtën gjë dhe në të njëjtin stil. Pretendimet e Dimitrevskit i demantojë vet Nikolla Gruevski.