Bujar Osmani në Venecias për Ligjin për përdorimin e gjuhëve
“Rrugës për në Veneci, në sesionin e Komisionit të Venecias ku do të vlerësohet Ligji për përdorimin e gjuhëve. Do e prezantoj pozicionin e Qeverisë se ligji është një reflektim autentik i marrëveshjes së Ohrit dhe i nevojës për të krijuar shtet evropian, multietnik e funkcional.”, ka shkruar Osmani në facebook. Ndërkohë, në vend janë hapur debate se vlerësimet e një pjese të ekspertëve të komisionit janë kundër disa pjesëve të ligjit që kanë të bëjnë me zbatimin në gjykata, para dhe uniformat e policisë.

