Bullgari, Borisov nuk arrin dot të formojë qeverinë e re
Partia konservatore bullgare në pushtet GERB dështoi në kërkimin e mbështetjes së partive të tjera për të formuar një qeveri të re, dy javë pas zgjedhjeve dhe tani ka kthyer mandatin e saj.
Të premten, ish-ministri i Jashtëm pro evropian Daniel Mitov, i cili ishte zgjedhja e kryeministrit të përkohshëm Bojko Borisov për të shërbyer si kryeministër, ia ktheu mandatin presidentit Rumen Radev.
Detyra e formimit të një qeverie tani është e destinuar për partinë e dytë më të votuar, partinë populiste ITN të artistit Slavi Trifonov.
Trifonov aktualisht është në karantinë sepse ishte infektuar me Covid-19 dhe ende nuk ka komentuar mbi planet e tij./atsh

