Bullgaria do të ketë qeveri të re, por tërheqja e vetos mbetet e pasigurt

404
fresco

Koalicioni fitues i zgjedhjeve në Bullgari, “Ndryshimi vazhdon” (PP) ka kapacitetin dhe vizionin për të formuar një qeveri, por është në pritje të negociatave të vështira me partnerët e tij të koalicionit – Partinë Socialiste Bullgare (BSP), Bullgarinë Demokratike (DB) dhe Ka Njerëz të tillë (ITN). Qeveria e re nuk pritet para fundit të dhjetorit, e cila ngushton hapësirën për tërheqjen e vetos për fillimin e negociatave të vendit me BE-në deri në fund të vitit, pavarësisht qasjes së re të paralajmëruar në bisedimet me Shkupin, vlerësojnë analistët politikë dhe ekspertët bullgarë.

Comments