Burg të përjetshëm për pjesëmarrje në grusht shtetin e pasuksesshëm në Turqi
Gjykata në Ankara dënoi me burg të përjetshëm katër ish pjesëtarë të gardës presidenciale për shkak të pjesëmarrjes në grusht shtetin e pasuksesshëm në vitin 2016 kundër presidentit Rexhep Taip Erdogan, lajmëroi agjencia gazetareske turke Anadolia.
Të dënuarit janë mes 497 të dyshuarve. Ata janë shpallur fajtor pas shumë pikave, duke e përfshirë edhe përpjekjen për rrëzim të rendit kushtetues dhe përpjekjes për vrasje të presidentit të Turqisë. Ata janë akuzuar se kanë kryer bastisje në Radiotelevizionin turk (TRT) dhe i kanë detyruar gazetarët të emitojnë kumtesë për puçistët dhe se është sulmuar selia e Shtatmadhorisë së armatës turke.
Në përpjekjen për puç më 15 korrik të vitit 2016 humbën jetën 2458 njerëz. Pas grusht shtetit të pasuksesshëm mijëra njerëz u arrestuan dhe u dënuan për shkak të lidhshmërisë me lëvizjen e Gjylenit.
Turqia si organizator të grusht shtetit e akuzon Fetullah Gjylenin, i cili jeton në SHBA. Pas grusht shtetit të pasuksesshëm mijëra njerëz janë arrestuar dhe dënuar për shkak të lidhshmërisë me lëvizjen e Gjylenit. Ndërsa më shumë se 100.000 njerëz janë larguar nga shërbimet publike për shkak të akuzave të ngjashme.