Burri e plagos gruan në Klinë, duke e çuar në spital aksidentohet me veturë

510

Një konflikt familjar përfundoi në formën më të keqe dje në fshatin Perqevë të Klinës, por për fat të mirë jo me fatalitet.
Një person u arrestua nga Policia e Kosovës pasi që pas një mosmarrëveshje ka plagosur me pistoletë gruan e tij, shkruan lajmi.net.I dyshuari gjatë transportimit të viktimën me veturë për në drejtim të QKMF, ka shkaktuar vet-aksident trafiku, ku si pasojë janë lënduar dy pasagjeret, të cilët kanë pranuar tretman mjekësor.Viktima me ndihmën e shpejtë është dërguar në Spitalin e Pejës.Është konfiskuar një pistoletë me shtatë fishekë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Lajmi.net/

Comments