Buzhala: VLEN ka “pordhë në shishe”

Analisti dhe gazetari i njohur kosovar, Berat Buzhala, ka reaguar ashpër ndaj përfshirjes së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në skenën politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut. Përmes një postimi në Facebook, Buzhala ka përdorur gjuhë të drejtpërdrejtë dhe ironike, duke e cilësuar projektin e Kurtit si “pordhë në shishe”.
“Ky projekti i Kurtit në Maqedoni kish pordhë në shishe. Çka ka prekë me dorë deri qitashte ia ka falë dreqit, ama për të mirë mundohet,” ka shkruar Buzhala, duke ironizuar përpjekjet e Kurtit për të bashkuar shqiptarët kundër liderit të BDI-së, Ali Ahmeti, përcjell TS.

Sipas tij, Kurti i ka afruar shqiptarët me forca nacionaliste maqedonase, të cilat ai i cilëson si proserbe dhe prorusë, duke i bërë “të njëjtit pikë e pesë”.
“Shyqyr që në Kosovë bile po i ecë mirë,” përfundon Buzhala në postimin e tij.
Ky reagim vjen pas zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut, ku lëvizja VLEN, e mbështetur nga Vetëvendosje dhe Kurti, nuk arriti të tejkalojë ndikimin politik të BDI-së në kampin shqiptar./ TS/