Çako pritet nga kreu i Europol

275
fresco
midle
Çako pritet nga kreu i Europol

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako zhvilloi një vizitë në Europol, ku u prit nga kreu i organizatës së Bashkimit Europian për zbatimin e ligjit.

Vizita e organizuar me mbështetjen e Misionit e Asistencës së Bashkimit Europian Pameca vjen pas disa takimesh dhe pjesëmarrjesh në nivel operacional të suksesshme, ku Policia e Shtetit ka marrë pjesë krah për krah me partnerin e saj strategjik dhe operacional Europol.

Gjatë takimit me Rob Wainwright, Çako shprehu gatishmërinë dhe vullnetin policisë shqiptare për të rritur bashkëpunimin me partnerët ndërkombëtarë strategjikë dhe ne veçanti me Europolin.

Ndërkohë, kreu i Europol vlerësoi se partneriteti dhe bashkëpunimi me Shqipërinë është në nivel të shkëlqyer dhe se Europoli do të jetë i hapur dhe do të përfshijë Policinë Shqiptare në të gjitha veprimtaritë si shprehje e besimit qe tashme Policia e Shtetit  ka fituar tek partnerët ndërkombëtarë.

Në takimin me drejtorin e Europolit, Drejtori i Policisë së Shtetit bëri një përmbledhje të bashkëpunimit të suksesshëm me Europolin që nga nënshkrimi i marrëveshjes operacionale dhe strategjike në dhjetorin e vitit 2013.

Nga momenti i nënshkrimit të marrëveshjes është rritur në mënyrë eksponenciale shkëmbimi i informacioneve dhe tashmë marrim pjesë rregullisht në shumë operacione të përbashkëta me Europolin dhe shkëmbimi i të dhënave nëpërmjet rrjetit të sigurt të Europolit SIENA e ka mundësuar këtë.

Në këtë optikë asistenca e Europolit në përmirësimin e analizës kriminale në përgjithësi dhe asaj SOCTA në veçanti si edhe përfshirja e Policisë së Shtetit në hetimet e përbashkëta është një prioritet që Policia e Shtetit është duke kërkuar me vendosmëri dhe duke e ndjekur me këmbëngulje në zbatim të prioriteteve të Qeverisë Shqiptare në luftën kundër krimit të organizuar, terrorizmit  dhe formave të tyre si edhe të trafikut të paligjshëm e migracionit të paligjshëm.

Duke konfirmuar se bashkëpunimi me Shqipërinë është në nivel të shkëlqyer ai theksoi se Europoli do të jetë i hapur dhe do të përfshijë Policinë Shqiptare në të gjitha veprimtaritë si shprehje e besimit qe tashme ajo ka fituar tek partnerët ndërkombëtarë.

Gjithashtu, ai me kënaqësi pranoi ftesën e bërë nga Drejtori i Policisë shqiptare për të vizituar Shqipërinë së shpejti.

/ Top Channel

Comments