Cakolli-KDI: Presidentja s’ka kompetencë për të imponuar zgjidhje, maksimumi mund t’i drejtohet Kushtetueses

53
fresco

Eugen Cakolli, menaxher i programit në Institutin Demokratik të Kosovës (KDI), duke komentuar ngërçin institucional, tha se përfshirja e cilitdo aktor që mund t’i zbusë gjakrat është i mirëseardhur, por në kuptimin praktik presidentja s’ka asnjë lloj mandati kushtetues për të gjetur dhe imponuar zgjidhje.

Ai shtoi se maksimumi që mund të bëjë presidentja është referimi i çështjes në Gjykatën Kushtetuese, në kuadër të përgjegjësisë së saj si garantuese e funksionimit kushtetues të institucioneve.

midle

Megjithatë, sipas tij, një lëndë e tillë rrezikon të mos zgjidhet brenda javës dhe mund të zgjasë deri në gjashtë muaj, duke i shkaktuar Kosovës humbje të konsiderueshme kohe.

“Vetë hezitimet që i kemi parë te deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, që presidentja nuk mund të na imponojë zgjidhje, tregojnë një lloj frike se propozimi i një zgjidhjeje mund t’i vendosë ata në një pozicion të pafavorshëm politik”, shtoi Cakolli. /Betimi për Drejtësi

Comments