Cana dhe Shabani, dy mjekët e njohur ndajnë rrugët me Arben Taravarin

Dy figura kyçe dhe mjekë të njohur, Fadil Cana, drejtor i Klinikës Infektive dhe Bashkim Shabani, drejtor i Klinikës Universitare të Urologjisë – Shkup, kanë hequr dorë nga përkrahja e tyre ndaj kreut të ASH-së Arben Taravari.

Ky veprim i tyre vjen menjëherë pas vendimit të Taravarit për t’u ndarë nga koalicioni VLEN, një lëvizje që ka shkaktuar përçarje në ASH. Vendimi për t’u shkëputur nga VLEN dhe për të dalë nga qeveria është parë nga shumica e antëarëve të ASH-së si veprim i njëanshëm dhe nuk gëzon mbështetjen e plotë të strukturave të partisë.