Carovska: Me Integrimin zvogëlohet numri i lëndëve, por rritet cilësia e mësimit

381
fresco

Koncepti i arsimit fillor është koncept maqedonas, i cili do të implementohet në vendin tonë. Nuk duhet të ndjekim ndonjë model, tha ministrja e Arsimit dhe Shkencës Milla Carovska mysafire e ftuar në emisionin Dnevnik në televizionin Kanal 5.

“Integrimi njihet si model edhe në vendin tonë. Deri në klasën e pestë, ka integrim të lëndëve, në shkollat publike dhe private ka integrim të lëndëve. Edhe profesorët, nxënësit dhe prindërit që ndjekin mësim të tillë rekomandojnë integrim. Pse “Vëllimi i lëndëve zvogëlohet, por cilësia e mësimit, sepse është qasje integruese, po rritet,” theksoi Carovska.

Me mësimin e integruar histori, gjeografi dhe qytetari, nxënësit e kuptojnë kontekstin në të cilin kanë ndodhë ngjarjet, në cilin territor kanë ndodhur, si ishte aranzhimi shtetëror dhe mund t’i lidhin ngjarjet, t’i vendosin në kontekstin e sotëm dhe t’i krahasojnë ato, sqaroi Ministrja.

“Arritëm deri te ky model përmes analizave të organizatave dhe institucioneve ndërkombëtare, përmes analizave nga ekspertë vendas por edhe përmes analizave të modeleve ekzistuese botërore që japin rezultate të mira, për të krijuar sistemin tonë arsimor maqedonas për arsimin fillor. “Presim në 10 vitet e ardhshme të jap rezultate në mënyrën e mësimit të nxënësve, por gjithashtu edhe rezultatet e nxënësve në testimet ndërkombëtare të mos dalin në listat më lartë”, tha Carovska.

Comments