CAS-i i redukton dënimin Real Madridit për transferimet


Gjiganti spanjoll Real Madrid ishte dënuar nga FIFA për mos të drejtë blerje në dy afate kalimtare, kurse ky dënim i është reduktuar në vetëm një afat kalimtar.
Real Madridi përmes faqes zyrtare ka konfirmuar se pas apelimit që kishte bërë në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (CAS), është marr vendimi që nuk do të ketë të drejtën e transferimit të lojtarëve vetëm në afatin kalimtar të janarit 2017, transmeton Koha.net.
“Mbretërit” nuk kanë të drejtë të transferojnë ndonjë lojtar në afatin kalimtar të janarit, por një gjë të tillë mund ta bëjë gjatë verës.