Partitë parimisht pro iniciativës së Ali Ahmetit

148
fresco
Partitë parimisht pro iniciativës së Ali Ahmetit

midle

Pavarësisht raportit përfundimtar sa i përket numrit të deputetëve mes VMRO-së dhe LSDM-së, në taborin politik shqiptar gjithnjë e më shumë po flitet se tash është shansi i artë që të vihen në agjendë kryesore politike kërkesat shqiptarëve.

Reagimet nga Prishtina dhe Tirana zyrtare, por edhe nga shumica analistëve dhe ekspertëve nga këto dy kryeqendra shqiptare, thonë se ka ardhur koha që partitë politike shqiptare të kushtëzojnë seriozisht liderët politik maqedonas për realizimin e të drejtave të shqiptarëve dhe barazi me maqedonasit. Në këtë prizëm, barra e përgjegjësisë tërësisht bie mbi supet e liderit të BDI-së, Ali Ahmeti, i cili me dhjetë deputetë është çelësi për formimin e Qeverisë së re në çfarëdo lloj varianti.

BDI mbetet në qëndrimin për ndërtimin e një plaftorme të përbashkët mes partive shqiptare para se të bisedohet me mandatarin e ri maqedonas, ose siç e quajnë në këtë parti-Doktrinë. Deputeti i kësaj partie, Xhevat Ademi, thotë se posa të përfundojë certifikimi i rezultateve zgjedhore, lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, do të ftojë në një takim gjithë liderët e partive shqiptare që kanë fituar mandate deputetësh më 11 dhjetor.

“Atë që e kam thënë më herët po e përsëris. Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti do të kërkojë të ndërtojë një platformë të përbashkët me te gjitha partitë shqiptare që kanë fituar mandate deputetësh, platformë kjo që për bazë ka Doktrinën politike të BDI për barazi me maqedonasit”, thekson Xhevat Ademi për gazetën KOHA.

Comments