Çdo gjë po lëkundet nga themeli!!!!

S’po arrij të përfundoj asnjë video nga shpejtësia e ndodhive në botë: Para një ore Trump deklaroi se së shpejti do të bëj lajmin më bombastik deri tani. Para tre minutave Shtëpia e Bardhë deklaroi se është arritë marrëveshja me Hamasin. Netanjahu as që ka qenë në dijeni dhe as është informuar çfarë po ndodh. Washingtoni zyrtarisht falenderon Turqinë për rolin konstruktiv ndërmjetësues!!!!
Tjetra, askush nuk e priste ndërhyrjen e Turqisë në konfliktin Indi-Pakistan. Ajo ndërhyri, lufta u ndalë, marrëveshja u nënshkrua. Washingtoni edhe këtu vlerësoi lartë rolin e Turqisë!!!!
Tjetra, Turqia sërish në skenën e luftës Rusi-Ukrainë. Putini sot e telefonon Erdoganin e pastaj para kamerave thotë se pranon vetëm Turqinë për ndërmjetësues dhe vetëm në Turqi pranon të takohet me Zelenskin!!!!!
Tjetra, PKK-ja botërisht bënë deklaratën se shpërbëhet. 50 vjet luftë badihava, me qindra mijë të vrarë nga dy anët, dhe në fund, PKK i thotë Izraelit: Spo mundemi më shumë me vazhdue. Erdogan pas kësaj deklaron se bota do të jetë më e qetë pas shpërbërjes së PKK-së.
Pa hezituar fare kisha me propozuar Erdoganin për Çmimin Nobel për Paqe. Sdi a më lexojnë nga Helsinki e OKB-ja. Unë timen e bëra!
/Mustafë Bajrami __ ✍️/