Çeku kërkon shkarkimin e Rakiqit për thyerjen e heshtjes zgjedhore

485

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hajrulla Çeku, ka kërkuar shkarkimin e zëvendëskryeministrit Goran Rakiq për thyerje të rregullave të heshtjes zgjedhore.

Çeku në Facebook ka shkruar se thirrja e Rakiqit për të votuar subjektin të cilit i përket, për zgjedhjet lokale në Mitrovicën e veriut, “është shkelje e Ligjit për zgjedhjet”, duke shtuar se “nga ky moment as vota nuk është e lirë dhe as procesi nuk mund të jetë demokratik”.

Ndërkohë, Rakiq dhe deputeti i Listës Serbe, Igor Simiq, kanë thyer heshtjen zgjedhore duke kërkuar nga qytetarët e veriut të Mitrovicës që të dalin masivisht në zgjedhje e ta votojnë kandidatin e Listës Serbe, Milan Radojeviq.

Postimi i plotë:

Para pak minutash, zëvendës kryeministri Goran Rakiq ka thyer rregullat e heshtjes zgjedhore, duke bërë thirrje të hapur që të votohet subjekti të cilit i përket. Kjo është shkelje e Ligjit për zgjedhjet dhe nga ky moment as vota nuk është e lirë dhe as procesi nuk mund të jetë demokratik në Mitrovicën e Veriut. Ndaj tij duhen inicuar masat e domosdoshme, duke filluar nga shkarkimi i tij. /Lajmi.net/

Comments