Çertifikimi i subjekteve politike, jepet rekomandim për refuzimin e Listës Serbe
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po mbanë aktualisht mbledhjen për çertifikimin e subjekteve politike dhe të kandidatëve për zgjedhjet e 9 shkurtit.
KQZ ka rekomanduar që Lista Serbe të mos çertifikohet për këto zgjedhje.
Diskutimi po vazhdon edhe me përfaqësuesit e partive politike në KQZ dhe pas pak pritet të merret vendimi nëse Lista Serbe nuk do të çertifikohet për zgjedhjet e 9 shkurtit./Indeksonline/

