Çfarë duhet të dini për modelin e rifreskuar GTI Mk8.5 – një veturë e serisë Golf, shumë e pëlqyer nga shqiptarët [Video]
Volkswagen ka prezantuar zyrtarisht Golfin e ridizajnuar një veturë e pëlqyer jashtë mase nga shqiptarët dhe kjo gjeneratë e re mbartë mbishkrimin Mk8.5.
Në kuadër të kësaj, VW prezantoi gjithashtu edhe variantin GTI të këtij modeli shumë të dashur.
Golfi GTI Mk8.5 i ri përdor të njëjtin motor me benzinë 2 litra turbo, por fuqia është rritur, nga 242 kuaj fuqi në 261 kuaj fuqi.
Uebfaqja e njohur Autogefuhl ka bërë prej tani një vlerësim të modelit GTI përmes një video të publikuar në kanalin e platformës YouTube.
Gjëja e parë që bie në sy është normalisht logoja legjendare e VW, e cila në këtë gjeneratë vjen e ndriçuar.
Në fund të logos, te eksterieri i dizajnit të këtij modelit vërehet grila e re në formë të strukturës së një huall mjalti, derisa sensori është i integruar nga logoja tek grila.
Përveç kësaj, modeli GTI në video përmban goma me madhësi 19 inç, dhe grilat e gomave i japin një pamje të stilit të makinës Alfa Romeo, sipas ekspertit në video.
Interiori
Në pjesën e brendshme, modeli GTI Mk8.5 është i pajisur me disa sedilje me një dizajn që duken “taman” sportive.
Vetura përmban dy ekrane, njëri i cili shërben për sistemin info-tainment i dobishëm edhe për përdorimin e Apple CarPlay dhe Android Auto.
Ndërkaq, për sa i përket pjesës së bagazhit, mund të vërehet një hapësirë e bollshme.