Çfarë e pret Qeverinë pas “fitores me çdo kusht” në komuna?
Fitoret në disa komuna më tepër nuk e ndryshojnë realitetin shtetëror. Sfida e vërtetë që e pret qeverinë tani, nuk zgjidhet me fjalime dhe patronazh, por me vendimmarrje të guximshme: ndryshimi i Kushtetutës dhe përfshirja e bullgarëve si pjesë konstitutive.
Ky është kushti kyç që e mban të bllokuar hapjen e kapitujve negociues dhe ecjen reale drejt BE-së.
Jo më politika për konsum të brendshëm, por përgjegjësi shtetërore. Europa nuk pret pritjet tona, Europa pret veprim.
Ndryshimi i Kushtetutës dhe përfshirja e bullgarëve është çështja kyçe që e mban të bllokuar rrugën e Maqedonisë së Veriut drejt BE-së. Kërkesa është e qartë: në preambulë të shtohen bullgarët si pjesë konstitutive. KE nuk e sheh këtë si “çështje identitare të brendshme”, por si obligim të marrëveshjes së nënshkruar nga vetë shteti.
Por problemi real nuk është formula juridike e një fjale në tekst…
problemi është pasiguria dhe mosbesimi total i kësaj qeverie.
Qeveria nuk ka më luks të mbajnë BE-në peng për retorikë zgjedhore. Në fund të ditës, nuk është bullgari ai që e pengon shtetin…
është mungesa e guximit për ta mbyllur këtë kapitull dhe për të hyrë në garë reale evropiane.
Historia nuk i mban mend numrat e komunave… por numrat e kapitujve të hapur në BE.

