Çfarë thotë Ahmeti për akuzat e Selës se ai është organizator i 27 prillit

188


“Pak vend ka mbet për të folur për moral dhe për kredibilitet. Derisa shkon BESA dhe bën koalicion me VMRO-në dhe Zijadin Sela më akuzon mua për organizator të 27 prillit më duket se i kemi devalvuar tërësisht vlerat njerëzore.

Këto gjëra i them me keqardhje, jam tej mase i zhgënjyer ndërsa prej mbrëmë edhe i shqetësuar se në çfarë drejtimi shkojnë gjërat vetëm për të fituar politikisht ose për të shpëtuar kokat e veta”, ka deklaruar lideri i BDI-së Ali Ahmeti.

Sipas tij koalicioni ASH-BESA është jo i natyrshëm dhe jo i dobishëm sepse është bërë vetëm për të shpëtuar personat që kanë bërë marrëveshjen.

Comments