ÇFARË U GARANTONIN DHE ÇFARË U KËRKONIN GJERMANËT SHQIPTARËVE NË VITIN1943 !


Më poshtë po botojmë një komunikatë te ushtrisë gjermane drejtuar shqiptareve ne vitin 1943 . Një tirrje me konstatime, premtime dhe paralajmërime për atë qe po ndodhte dhe do te mund te ndodhte me vone . Ndërkohë që tani e dimë edhe atë çka ndodhi me Shqipërinë e shqiptarët pas mbarimit te Luftës se Dyte Botërore .
Në se do te jetonit në hapësirat etnike shqiptare ne vitin 1943 cilën anë do kishit mbajtuar ?
Jep mendimin tuaj si koment tek “Minerva”.
Përhapës lajmesh shqetësonjëse dhe profetë te rremë. Agjentë te Moskës e te Londrës, te Grekëreve dhe vakabondave te huaj po përhapin gënjeshtra me trashanike me qellim qe t’ju gabojnë e t’ju shkatërrojnë .
E VERTETA ESHTE :
Ushtritë gjermane kane ardhur vetëm për te mbrojtur vendin tuaj nga një okupim inglez .
MBI ARDMENINE POLITIKE DHE SHTETNORE TE VENDIT DO TE VENDOSE VETE POPULLI SHQIPTAR , GJERMANIA NUK DON KURGJA NGA SHQIPERIA !
I vetmi rrezik që kërcënon sot Shqipërinë është BOLSHEVIZMI .Dëboni sa me pare Komunistët . Këta ju shkatërrojnë familjen , zakonet t’uaj dhe janë një rrezik për plang e shtëpi. Këta ju çojne ne skllavërinë e Bashkimit Sovjetik , çifut dhe ju sjellin mjerimin e urisë.
Kujdesohuni qe djalëria trime shqiptare te luftoje jo për Moskën por per atdheun tuj te bukur , duke e liruar nga komunizmi .
Mos e trazoni Ushtrinë Gjermane në luftën qe po bën kundër Ingliterrës . Ingliterra dëshiron ta copëtoje Shqipërinë ne favor te Srebëve dhe Grekërve dhe dëshiron tu shfrytëzojë edhe ju e tu hedhe ne skllavërinë sovjetike . komunistët drejtohen nga oficera anglezë e furnizohen me tre holla e pushkë prej Ingliterrës
SHQIPTARE TE VERTETE , ATDHETARE TE KULLUAR !
Organizohuni dhe filloni luftën për te çliruar vendin t’uaj nga komunizmi . I bëni për vete ata njerëz qe nuk dine pse janë bërë Komunistë dhe jua bëni atyre te qarte që janë armiqtë e vërtetë qe ju shkatërrojnë vendin.
Edhe sikur te mendoni si te doni fundin e luftës duhet te jeni te bindur se Anglosaksonët dhe Rusët do t’jua marrin lirinë t’uaj dhe vendin do te dëshirojnë me çdo kusht qe ta shfrytëzojnë për qëllimet e tyre , ashtu siç kanë bërë n’Egjyt , n’Iran,n’Ira , n’Afrikën Veriore e ne te gjitha vendet ku kane vene këmbën .
SHQIPTARE TE VERTETE , MOS RRINI ME GJATE NE PA VENDIM:
Kini besim tek na , sepse na Gjermanët jemi miqtë me te mirë e më të sinqertë. MOS NA MERRNI EDHE PER ITALIANE: Kujtoni se zmadhimin e Shqipërisë s’uaj me krahinat me pjellore e kini fituar ne vitin 1941 me anën e armëve t’ona.
Nga atdheu juaj do te largohemi kryekëput me te përfunduar lufta me triumfin tonë !
KOMANDANTI I USHTRIVE GJERMANE