Chelsea e shkarkon Mauricio Pochettinon

285

Chelsea dhe Mauricio Pochettino kanë ndarë rrugët me marrëveshje të dyanshme.

Lajmin e ka bërë të ditur pak minuta më parë klubi anglez në faqen e tyre zyrtare në ‘’Facebook’’.

Kështu, Pochettino largohet nga Londra pas një viti qëndrimi, ku nuk i përmbushi pritshmërit e klubit dhe si pasojë e kësaj erdhi deri tek ky vendim.

Chelsea arriti ta mbyll edicionin në pozitën e gjashtë në tabelë dhe të sigurojë një vend për garat evropiane.

Pochettino u bë trajneri i gjashtë i Chelseat në pesë vitet e fundit pas shkarkimit të Thomas Tuchel dhe Graham Potter sezonin e kaluar, që bëri që në krye të Chelseat si trajner i përkohshëm të emërohej Frank Lampard.

Comments