Chelsea fiton në udhëtim kundër Leicesterit

350
fresco

Chelsea ka regjistruar fitoren e dytë radhazi dhe të dhjetën të këtij sezoni në Premierligë.

Në ndeshjen e vlefshme për javën e 27-të, skuadra e drejtuar nga Graham Potter fitoi në udhëtim kundër Leicester Cityt, shkruan Gazeta Express.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “King Power” përfundoi me rezultatin 1:3.

Ben Chilwell (11′), Kai Havertz (45+6′) dhe Mateo Kovacic (78′) shënuan në fitoren e skuadrës mysafire.

Vlen të theksohet se “Blutë” shënuan edhe dy gola tjerë përmes Joao Felix dhe Mykhailo Mudryk, por që të dy u anuluan nga VAR-i për pozitë jashtë loje.

Patson Daka (39′) e shënoi golin e vetëm për “Dhelprat”.

Vendasit luajtën me një futbollist më pak nga minuta e 87-të, kur nga ndeshja u përjashtua ëout Faes me kartonin e dytë të verdhë.

Chelsea pas kësaj fitore ka 37 pikë dhe ndodhet në pozitën e dhjetë në tabelë, teksa Leicester City është gjashtë pozita më poshtë me 24 pikë. /Gazeta Express/

Comments