Çitaku: Letra e Gërvallës është skandaloze në përmbajtje – Diplomacia nuk është lojë fëmijësh
Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka reaguar pas letrës së dërguar nga Gërvalla drejt Asamblesë Parlamentare të KiE-së në lidhje me draft statutin e Asociacionit.
Ajo ka thënë se letra e Gërvallës është skandaloze.
“Skandaloze letra e Ministres së Punëve të Jashtme. Skandaloze në përmbajtje, skandaloze në formë. Skandaloze në mesazhin që përçon tek aleatët. Diplomacia nuk është lojë fëmijësh”, ka shkruar Çitaku në Facebook. /Lajmi.net/