Çitaku për rrëmbimin e policëve: Nuk është vetëm agresion, është çmenduri

206
fresco

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, e ka konsideruar si “çmenduri” rrëmbimin e tre policëve kufitarë të Kosovës nga forcat serbe në veri.

midle

Teksa ka postuar foton e policëve të kidnapuar, të publikuara nga mediat serbe, Çitaku ka thënë se ky nuk është vetëm një akt agresioni.

“Tre policë kosovarë janë kidnapuar nga forcat serbe brenda territorit të Kosovës. Ky nuk është vetëm një akt agresioni. Kjo është çmenduri”, ka shkruar ajo në Twitter.

Comments