City merr kreun në Premier League, “shkatërron” Lutonin

369

Skuadra e Manchester Cityt ka shënuar fitore të thellë 5:1 ndaj Lutonit në ndeshjen e javës së 33-të në Premier League.

Qysh në minutën e 2’të, ekipi vendas shënoi golin e parë me anë të Hashioka (autogol), shkruan Indeksonline

Në pjesën e dytë, ekipi i Pep Guardiolas shënoi edhe katër gola tjerë dhe ishte secili më i mirë se tjetri.

Fillimisht për 2:0 shënoi mesfushori kroat, Mateo Kovacic. Në minutën e 76’të, Haaland shënoi për 3:0 nga pika e bardhë e penalltisë.

Golin e vetëm për mysafirët e shënoi Ross Barkley.

Kurse dy shënimet e fundit i realizuan: Jeremy Doku dhe Jasko Gvardiol.

Me këtë fitore, Manchester City merr kreun e tabelës në Premier League me 73 pikë, dy më shumë se Liverpooli dhe Arsenali (71), por që kanë nga një ndeshje më pak të zhvilluara./Indeksonline/

Comments