Çka është sekseri? Fjala që Ramush Haradinaj i ngjiti Salih Zybës së VV-së

346
fresco

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës [AAK], Ramush Haradinaj, ka akuzuar deputetin e VV-së, Salih Zybën se është “sekser klasik” pasi thotë që ky i fundit është munduar të bindë deputetët e partisë së tij që të votojnë ose të marrin pjesë në votim për presidenten Vjosa Osmani.

Por, çka është sekseri?

Me këtë fjalë të ndyrë më herët ishin fyer edhe të tjerë politikanë mes vete.

Fjalori i Gjuhës Shqipe jep dy kuptime për këtë fjalë.

Në të parën, shkruhet se sekser është “ai që kryen punën e ndërmjetësit në një rast korrupsioni duke u marrë vesh dhe duke transferuar mitën nga mitëdhënësi tek mitëmarrësi.”

Në të dytën, shkruhet ai që “merrej me punën e ndërmjetësit për shitblerjet ose për dhënien e marrjen me qira të shtëpive. Bënte punën e sekserit. I jepnin kapar sekserit”.

Nuk dihet nëse ka pasur edhe politikane gra të cilat mund të kenë kryer punën e seksereve në Kosovë.

Në gjuhën angleze kjo fjalë përkthehet si “realtor”, por që nuk ka doemos implikime të kundërligjshme.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

/Periskopi

Comments