Çka u tha për dialogun në takimin Kurti-Abdixhiku?
Abdixhiku: Qeveria duhet të qartësojë qëndrimin për dialogun, kurse Kosova nuk ka nevojë për ekip negociator Kryeministri Albin Kurti sot zhvilloi takim me kryetarin e LDK-së Lumir Abdixhiku me të cilin diskutuan për procesin e dialogut me Serbinë. Sipas kreut të LDK-së, Qeveria duhet të ketë qartësi në procesin e dialogut dhe duhet t’i përmbahet parimeve. Ndërsa, në Qeveri e vlerësojnë bashkëpunimit pushtet opozitë për tema nacionale./21Media
