Clinton: Do të ketë pasoja nga tërheqja prej Afganistani
Clintoni ka qenë mbështetëse e fuqishme e intervenimit të Shteteve të Bashkuara në Afganistan, pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit të vitit 2001. Duke e cilësuar si luftën më të gjatë të SHBA-së, Bideni ka vendosur që ta kompletojë procesin e tërheqjes së trupave pikërisht në 20-vjetorin e këtyre sulmeve.
Së paku 2 mijë e 500 ushtarë amerikanë janë aktualisht të stacionuar në Afganistan, si pjesë e një misioni të NATO-s prej 9 mijë e 600 pjesëtarësh.

