Merkatoja e janarit po afron dhe një nga ekipet që ka më shumë nevojë për ndërhyrje është Partizani. Rezultatet e dobëta në dy fazat e para, kanë bërë që drejtuesit e klubit të kuq të fillojnë tratativat për të afruar lojtarë cilësor në skuadër.
Burime të sigurta pranë klubit të kuq bëjnë me dije se drejtuesit e Partizanit janë shumë pranë akordit me ish-sulmuesin e Interit, Alen Stevanoviç.
Stevanoviç luan si sulmues krahu dhe është 26 vjeç. Ai ka një karrierë të pasur futbollistike, ku kryesisht ka luajtur në kampionatin italian. Në fillimet e tij, Stevanoviç ka qenë pjesë e skuadrës së tërinjve të Interit, ndërsa më vonë ka luajtur me Torinon, Palermon, Barin dhe së fundmi është pjesë e Partizanit të Beogradit.
Vlera e kartonit të tij është afërsisht 1 milion euro, ndërsa kulmin e karrierës e ka arritur në sezonin 2012-2013 ku vlera e tij shkoi rreth 4 milionë euro.