‘Çmendet’ Patrisi, këta janë reperat e famshëm që e patën femër Tunën [Foto]

Ashtu si në gjithë botën, edhe në Shqipëri personazhet e famshëm përgjithësisht përfundojnë të kenë lidhje dashurie me të tjerë personazhe të njohur, të cilët mund t’u kuptojnë mënyrën e jetesës.
Por duke pasur një rreth relativisht të vogël VIP-ash, është e natyrshme që një personazh të ketë histori me dy ose edhe më shumë VIP-a të tjerë (në periudha të ndryshme, por ku i dihet, ndoshta edhe njëkohësisht).
Në shumicën e rasteve, një gjë e tillë kalohet në heshtje, por nuk kanë munguar edhe rastet kur kalimi nga njëri tek tjetri është shoqëruar me konflikte madje edhe fizike. E Tuna qëndron në këtë trekëndësh:
Cozman Tuna Noizy
Ky trekëndësh ka qenë padyshim një prej më të sikletshmëve të showbiz-it shqiptar. Në 2016-ën, Tuna ishte ende në një lidhje me reperin Cozman, kur në një intervistë në emisionin “Zonë e Lirë” në muajin prill, reperi Noizy ka pohuar se ka pasur marrëdhënie me Tunën, ndonëse jo diçka serioze./xing.al Pak kohë më vonë, mediat pushtohen nga lajmi i ndarjes së çiftit të famshëm dhe në shtator, Noizy dhe Cozman përfshihen në një përleshje të armatosur në Prishtinë, ku Noizy mbeti i plagosur.