Çmimet të larta, kërkesa e ulët! Pak blerës në tregun e kurbaneve në Tetovë

134
fresco

Një ditë para Bajramit të Kurbanit, tregu i improvizuar tek stadium i Tetovës është u mbushur plot.

Çmimi për një kurban arrin deri në 200 euro, ndërsa një dash 250 euro e më lart.

Shitësit ankohen – qytetarët nuk blejnë shumë, gjersa ankesa kanë edhe për shoqatat humanitare, për të cilat thonë se mbledhin mjete për kurban, por kurbanet nuk i blejnë këtu në treg.

-Kurban dobët, s’ka interesim shumë, s’janë mërgimtarët, s’ka interesim shumë. Kanë hipur pak më shtrenjtë janë.

-Sa shkon një dash, sa një dele?

-Një dele 200 euro, një dash 250 euro.

-Ma shumë kërkojnë desh, edhe dhen marrin, edhe hajvan të mëdhenj marrin. Me vitet e kaluar më dobët, tash kanë dal shumë shoqata kursemë t’i çosh paret, diçka theret tek shoqatat, diçka nuk theret, ama popullata shtëpi më nuk e do me e çu, edhe nuk e di a ta ther a çka ka bo. Nëse vendos për kurban duhet të vendosë vet me e pre kurbanin, jo ma ka ther ai në shoqatë.

midle

-Këtë vit është ma dobët se vjet, se hoxhallarët veç pare japin si sadaka, kurban nuk ka. Të gjithë gjërat kanë ndryshuar po kurbanet tek çmimi vjetshëm janë.

Blerësit që takuam thonë ata që e kanë mundësinë dhe dëshirën gjejnë para për një kurban.

-Ata që blejnë ju duket shtrenjtë, ata që shet lirë, por mirë janë një çmim i volitshëm, ka ardhur tash, ai që ka pare e blen, ai që s’ka ja bën çarën.

-200 vjet e kam marr 200 tash, çdo vit blej para tre vitesh ka qenë 150 tash 220 i kërkonin 200 aty luan çmimi, si ka mundësi njeri e paguan s’ka mundësi.

Interesimi ka rënë edhe për bakllavatë e gatshme, u ankuan shitësit e ëmbëlsirave.

“Interesimi është në nivel të dobët, edhe pse tash kanë filluar edhe në shtëpi të përgatitin, mirëpo ne jemi përgatitur me qenë se është festa jonë dhe festë fetare dhe çdo mysliman dhe shqiptar e feston, ne kemi këtu bakllava, sheqerpare, aligjina – kemi edhe ëmbëlsira të tjera, çka do klienti ne i ofrojmë”, tha një shitës ëmbëlsirash.

Një tepsi me bakllavë shkon nga 2000 deri në 2500 denarë, po shumë qytetarë blejnë edhe me copë, e cila kushton nga 20 deri në 40 denarë.

Comments