Çmimi Nobel për paqen i jepet Presidentin Kolumbian për arritjen e paqes me FARK



Çmimi Nobel për Paqen i është dhënë presidentit kolumbian Huan Manuel Santos. Sipas komitetit norvegjez, ai është zgjedhur për përpjekjet e bëra në procesin e paqes me FARC, që ka kanë sjellë dhe marrëveshjen e muajit gusht, që u refuzua nga referendumi i 2 tetorit. Por edhe Farc meriton këtë çmim, ka reagiar Ingrid Betankur, franko – kolumbiania e mbajtur peng nga forcat e armatosura revolucionare në periudhën 2002 – 2008.
Sipas komitetit të Nobel, presidenti kolumbian ka bërë përpjekje të forta për përfundimin e luftës civile 50 vjecare dhe që i ka kushtuar jetën të paktën 220 mijë kolumbianëve, dhe ka detyruar mnë shumë se 6 milionë prej tyre të braktisin shtëpitë. Sipas arsyeve zyrtare ky cmim duhet të shihet si një homazh për popullin kolumbian i cili pavarësisht vështirësive dhe abuzimeve nuk ka humbur asnjëherë shpresën për paqe, dhe për të gjitha palët që kanë kontrbuar në këtë proces.
Por komiteti norvegjez nuk e fsheh shqetësimin për dhënine këtij cmimi duke vijuar në deklaratën e tij zyrtare me faktin se ky rezultat ka krijuar një pasiguri të madhe për të ardhmen e Kolumbisë. Kjo pasi ka një rrezik real që procesi i paqes të ndërpritet dhe lufta civile të nisë sërish. Kjo e bën dhe më të rëndësishme idenë që presidenti Santos dhe lideri i Fark Rodrgo Londoni të vazhdojnë respektimin e armëpushimit.
Por edhe Fark meritojnë çmimin Nobel për Paqe. Ky është mendimi i Ingrid Betankurt, ish pengu franko-kolumbian i Fark në Kolumbi. Në momentin e dhënies së çmimit ajo ka shpërthyer në lot duke u shprehur e lumtur për këtë vendim të Oslos. Kjo më bën optimiste për të ardhmen, shtoi ajo.